10+ arsye pse duhet vizituar Qarku i Vlorës

Vija bregdetare e Vlorës është një bukuri natyrore e mrekullueshme saqë duket sikur uji i kripur i detit n’a ka bërë të gjithëve të harrojmë se Vlora ka shumë histori brenda saj, parqe arkeologjike, kala, shpella për t’u eksploruar, kodra për të ngjitur, fshatra për të zbuluar, parqe natyrore për të pushuar, e kështu me rradhe.

Restoranti i njohur në Tiranë, “Luga e Argjendtë”, së fundmi ka bëre një listë me gjërat që duhet të bëjmë për t’u njohur  në brendësi me qytetin e magjishëm të Vlorës, si më poshtë:

1.Një ndalesë në fshatin e bukur “Vajze”, dhe për të vizituar shpellat e “Vajzës”                                                                  2. Një ndalesë për të vizituar Parkun Arkeologjik Plloçë, në Amantia.                                                                                  3. Një vizitë në fshatin e Bratajt, për të parë urën e lashtë të Bratajt
4. Kush ka makina fuoristrada mund të vazhdojë në Buronjat e Kuçit ku mund të sodisë natyrën e magjishme dhe burimet e ujit të ftohtë ku rritet trofta dhe ku mund ta konsumojë në të paktat gjelltore lokale.
5. Një vizitë ne Kalanë e Kaninës, ku diapazoni i pamjes së gjerë nuk njeh limit dhe do t’ju japë mundësi të fotografoni nga Selenica, Babica dhe Narta deri ne Karaburun. Më pas nje kafe ne kafenene e fshatit ku do përveç detit sodisni dhe plantacionet mbushur me ullinjtë Kalinjotë, ndër kultivarët më të mirët shqiptare.
6. Vizitë në Parkun Natyror të Lagunës së Nartës ku mund të sodisni veçantinë e kriporeve të Nartës dhe po patët fat dhe fotografoni flamingot e zonës
7. Vizitë në Manastirin e Murgjëve të Zvërnecit dhe hiking ose shetitje me bicikleta në “kurrizin” e kodrave pas Manastirit ku shihni pamje mbresëlënëse për fotografët dhe jo vetëm.
8. Alpinizëm nga Tragjasi i Ri ne Tragjas të Vjetër ku përveç rrënojave prej gurit të shtëpive të fshatit të Vjetër mund të prenotoni dhe të hani ne restorantin më organik të zonës, atë të Sofos (byrekë, djathë të njomë, lakrame të egra, mish qengji dhe keci). Pamje dhe ajër i pastër.
9. Vizitë në lagjen më të vjetër të qytetit të Vlorës, Lagjes Muradie, e cila sapo është restauruar.
10. Vizitë dhe nje super kafe në Kuzum Baba ku do të shihni gjithe Vlorën në pëllëmbë të dorës.
Ku mund të hani dhe blini ushqime)
– Restorant “Bujari” në pedonalen e Lungomares (super ushqim dhe fantazi e shefit, i cili rikthen receta me produkte te territorit në një perceptim personal). (Cel: 069 553 7476)

– Restorant “Ideal” në zonën e përgjatë detit (restorant që përdor kryesisht produkte shqiptare dhe kuzhinë internacionale) tel: 033 207 000
– Restorant /Piceri “Amantia” – përpara tunelit (Restorant/Piceria e parë në Vlorë që nga 1997, i cila ka bërë historinë e restauracuonit të këtij qyteti; cel:  069 216 9507)
– Restorant “Mandarinë” i drejtuar nga shef Aldo Mehmeti . Cel: 033 410 000)
– Market 2D (i furnizuar me produkte te zgjedhura por dhe produkte te cilësisë së lartē të agropërpunimit tipik shqiptar. Cel: +355 69 487 3867)
– Verë “Vlosh” dhe “Orange Wine” nga Kantina Balaj (mund dhe ta vizitoni, cel: 069 295 5247).

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts