10 filma në Netflix që duhet t’i shikosh patjetër nëse e adhuron modën!

1. Next in Fashion

Një kompeticion fashion design me dhjetë episode, i prezantuar nga Alexa Chung dhe Tan France. 18 stilistë profesionistë konkurrojnë me njëri -tjetrin për të fituar cmimin e madh prej $250,000 dhe për fatin e prezantimit të koleksionit të tyre me biznesin luksoz, Net-a-Porter.

NEXT IN FASHION

2. Gossip Girl

Nëse nuk e ke parë Gossip Girl, n’a falenderoni më vonë. Duke sjellë një dozë serioze drame në ekranin tuaj të TV, Gossip Girl flet për jetën e disa adoleshentëve që jetojnë në Upper East Side, janë super të pasur dhe kanë akoma më tepër stil, duke sjellë disa momente të paharrueshme të modës. Nga getat e me tone xhevahiresh të Blair Ëaldorf tek look-u boho i Serena van der Ëoodson, futu në botën e mbushur me skandale të shoqërisë së lartë, të veshur më haute-couture të Nju Jork.

3. Queer Eye

Ke nevojë të shikosh dicka që të ngrejë moralin? Gjithcka që flet ky shoë rrotullohet rreth kujdesit për veten, besimit në vetëvete dhe thjesht të bën të ndihesh mirë.

Me pesëshen e mrekullueshme – Johnathon Van Ness, Bobby Berk, Karamo Broën, Tan France and Antoni Poroëski – ky reality shoë trajton temën sesi moda dhe stili i të veshurit mund të përdoren për të risajuar veten dhe personalitetin tënd.

4. Styling Hollywood

Duket sikur cdogje është xixa dhe glamour por puna në industrinë e modës nuk është e thjeshtë. Ky dokumentar  i tipit “day-in-the-life of” sjell pjesë të shkëputura nga puna e stilistit të personazheve të famshëm të Hollyëood, Jason Bolden, ndërsa ai stilon Taraji P. Henson, Sabrina Carpenter dhe Serena Williams.

5. Franca: Chaos and Creation

Shikoni përtej fasadës, drejt e në jetën e Franca Sozzanni – kryeredaktores kryesore të Vogue Italia!

E nderuar për 25 vitet e “sundimit” të saj në Vogue Italia, ky film sjell sesi Franca u rebelua kundra konventave të zakonshme në industrinë e revistave të modës, duke përzierë modën, artin dhe fotografinë për të luftuar tematika “tabu”. Intervista nga miq dhe bashkëpunëtorët më të afërt, duke përfshirë: Karl Lagerfeld, Baz Luhrmann dhe Courtney Love, ky produksion sjell portretin e një prej figurave më me influencë në fushën e modës.

6. McQueen

Një dokumentar qe analizon jetën, karierën dhe artin e Alexander McQueen.

Njeriu, miti, legjenda. Tako njeriun që dashuronte haute couture dhe krijoi brand-in e famshëm me këtë produksion që shfaq intervista, arshiva dhe vizuale të mahnitshme ekskluzive.

7. Girlboss

Ky film bazohet në autobiografinë me të njëjtin titull të themelueses së Nasty Gal, Sophia Amuruso dhe tregon rrugëtimin e saj në ndërtimin dhe lancimin e biznesit ku do të shiste rroba vintage online.

8. Jeremy Scott: The People’s designer

Ky dokumentar flet për rritjen në karrierë të Drejtorit Kreativ të Moschino, Jeremy Scott. Me intervista nga Lady Gaga, Miley Cyrus, Rihanna dhe Jared Leto eksplorojmë historinë sesi nga një stilist i një qyteze të vogël, Missouri, Scott u shndërrua në “rebelin e fundit të modës”, një amerikan që morri në duar frenat e markës së njohur italiane.

9. Secrets of Selfridges

Duke shpalosur një panoramë të vërtetë të jetës së Harry Gordon Selfridges – biznesmenit amerikan që hapi dyqanin e njohur në Oxford Street – ky produksion nuk duhet humbur! Shiko sesi manjati i biznesit revolucionoi rrugën kryesore britanike deri diku si një përrallë e tipit “i varfri që u bë super i pasur”.

10. Maddman: The Steve Madden Story

Një vështrim në historinë e Steve Madden, sesi u kthye në një “fashion mogul” me linjën e tij të këpucëve. Nga shitja e këpucëve prej bagazhit te makinës tek ndërtimi i një perandorie billion-dollarëshe, historia e tij është për libër. Në pikën më kulminante të karrierës, Steve burgoset me burg për shkak të lidhjes së tij me Jordan Belfort, “Ujkun” e urryer te Wall Street. Historia e Steve Madden tregon ngritjen, rënien dhe ri-ngritjen e një prej stilistëve më të famshëm në historinë e industrisë së modës.

 

 

Burimi: hellomagazine.com

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts