Duket e pabesueshme por tani mund të vizitosh Yayoi Kusama’s “Infinity Mirrored Rooms” nga shtëpia

Muzeu “The Broad” në Los Angeles është një muze i artit kontemporan. Edhe pse cdogjë eshte mbylluar për shkak të situates së krijuar kudo në botë, duhet të pranojmë se arti më i stërhollë botëror  këto kohë është bërë më i aksesueshëm se kurrë për të gjithë ne, nëpermjet eksperiencave  të ofruara online.

Nëse gjithmonë ke ëndërruar të vizitosh Yayoi Kusama’s Infinity Mirrored Room, tashmë mund të shkosh atje virtualisht! Instalacioni në fjalë quhet “Yayoi Kusama’s Infinity Mirrored Room—The Souls of Millions of Light Years Away (2013)”. Ky instalacion konsiston në një dhomë të shtruar nga të katërta anët me pasqyra ndërsa dritat LED fiken dhe ndizen gjatë gjithë kohes. Ti futesh brenda dhomës disa minuta dhe dera të mbyllet pas teje duke të krijuar ndjesinë thua vallë se ndodhesh në  hapsirat magjike të universit yjor!

Kliko linkun më poshtë për t’a vizituar virtualisht:

https://www.instagram.com/tv/B-dhRS8Hx9v/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Burimi: The Broad

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts