“Nuk ka vend për vetë-keqardhje, nuk ka vend për frikë”: Toni Morrison flet për detyrën e artistit në kohëra të trazuara

Vetëm një artist mund të tregojë … cfarë do të thotë të mbijetosh në këtë planet”, u shpreh James Baldëin duke reflektuar sesi lufta e artistit ndriçon luftën e përbashkët njerëzore. Lufta dhe kaosi kanë pllakosur botën për një kohë mjaft të gjatë dhe është detyra e artistit të sfidojë statusin ‘quo’ dhe t’a interpretojnë.  Shpesh, “pulsi” i kaosit që duket si ai më i pakalueshmi është ai që artistët duhet të interpretojnë më urgjentisht në mënyrë që ne të mbijetojmë… me të vërtetë.

Ajo detyrë e artistit si forcë argumentuese dhe ngritëse në kohëra të turbullta është ajo që Toni Morrison hulumton në një ese mahnitëse të titulluar “Asnjë vend për vetë-keqardhje, asnjë vend për frikë”, përfshirë në botimin e 150-vjetorit të TheNation.

Morrison shkruan:

“Krishtlindjet, një ditë më pas, në 2004, pas ri-zgjedhjes presidenciale të George W. Bush.

Po vështroj nga dritarja në një gjëndje emocionale jashtëzakonisht të keqe, ndihem e pafuqishme. Më pas, një shok, një artist tjetër, më telefonon të më urojë “gëzuar” festat. Ai pyet: ”Si je?” Dhe në vend të “Oh, mirë – po ti?”, unë i them të vërtetën: “Jo mirë. Jo vetëm që jam në depresion, por nuk mundem të punoj, të shkruaj; është sikur jam paralizuar, e ndiej të pamundur të shkruaj dicka më tepër në romanin që kam filluar. Nuk jam ndjerë kurrë kështu më parë, por zgjedhjet elektorale… Në momentin kur po bëhesha gati t’i shpjegoj me hollësi të mëtejshme sesi ndihesha, ai më ndërpret duke bërtitur:” Jo! Jo, jo, jo! Kjo është pikërisht koha kur artistët shkojnë në punë – jo kur gjithçka është në rregull, por në kohërat e frikës. Kjo është puna jonë!”

U ndjeva e marrë gjatë pjesës tjetër të mëngjesit, sidomos kur po sillja ndërmend artistët që kishin punuar në qelitë e burgut, në shtretërit e spitalit; të cilët e bënë punën e tyre ndërsa ishin të urryer, të internuar, të fyer, të grumbulluar. Dhe ata që u ekzekutuan.

Me një vështrim në vuajtjet e ndryshme të botës, në të kaluarën dhe të tashmen, Morrison shkruan:

Kjo është pikërisht koha kur artistët shkojnë në punë. Nuk ka kohë për dëshpërim, nuk ka vend për vetë-keqardhje, nuk ka nevojë për heshtje, nuk ka vend për frikë. Flasim, shkruajmë, artikulohemi. Kështu shërohen civilizimet.”

Source: brainpickings.org

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts