“A Mediterranean Tale”

Mbani shenim datat: 8 Shkurt dhe 1, 8, 9 Mars 2019, ora 20:00 -21:30 tek Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirane.

Ju prezantojmë me produksionin më të ri të teatrit Metropol në bashkëpunim me Balkan World Music Management, “MetroSounds” – një festival muzikor I cili do të shtrijë programin e tij nga data 8 Shkurt deri në datën 9 Mars në sallën “Shekspir” të  teatrit.

Programi i MetroSounds përbëhet nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.

Gjatë këtij festivali muzikor do të na shoqërojnë mes tingujsh dhe projeksionesh edhe mbrëmjet poetike nga Scriptum N’ Sonus të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mire të Mesdheut.

Programi :
9 Shkurt, Ora 20:00 – Redi Hasa Trio (AL/IT)
15 Shkurt, Ora 20:00 – Mario Mariani (IT)
23 Shkurt, Ora 20:00 – Etibar Asadili Trio (TR)
01 Mars, Ora 20:00 – Alcedo Folk Band (GR)
8,9 Mars, Ora 20:00 – Koncert I Ansamblit Folklorik Tirana.

Live Poetic Session me Scriptum n’ Sonus, çdo të Enjte, ora 19:00
8,14,21,28 Shkurt.

 

Info dhe Rezervime:

+355 67 227 0668

www.teatrimetropol.al

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.