Ekspertët thonë se arti është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve

Parashkollori juaj po kënaqet kaq shumë duke pikturuar me gishta më një përzierje ngjyrash! Ti, duke u përpjekur të jesh inkurajuese e t’i besh qejfin, e pyet: “Cfarë po bën?” dhe ai stepet e shtrëngohet dhe nuk di cfare të thotë. Në fakt, deri në momentin që ju e përmendët, ai nuk e kishte menduar. 

Fëmijët e vegjël janë mjeshtër të momentit — ata e duan fort mënyrën si ndjehen kur lyejnë bojën në letër, si duken kur spërkasin xixat, dhe madje edhe tingulli i butë që bën një furçë teksa prek letrën është argëtuese për ta, – thotë Amy Yang, themeluese e Brooklyn Design Lab, një shkollë arti për fëmijë. Shumica e fëmijëve të vegjël dhe parashkollorët nuk janë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë. Kjo mund të jetë e vështirë për prindërit të pranojnë, thotë Lisa Ecklund-Flores, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Church Street School for Music and Art, në New York City; por, duke e lënë të fëmijën të qetë dhe të pavarur kur vjen puna tek arti— thjesht lejimi i fëmijëve të shijojnë procesin e krijimit — mund të sjellë shpërblime të mëdha. “Fëmijët do të jenë më mirë në planin afatgjatë nëse lejohen të jenë prezent në këtë moment dhe të shprehen nepërmjet artit”, thotë ajo.

Pse Arti? 

Nxitja e krijimtarisë nuk do të rrisë vetëm shanset e fëmijës tuaj për t’u bërë një “Picasso” tjetër. Ju po e ndihmoni gjithashtu të zhvillohet mendërisht, emocionalisht dhe nga ana sociale, – thotë Ecklund-Flores. Krijimi i artit mund të forcojë aftësinë e fëmijëve të vegjël për të analizuar dhe zgjidhur problemet në mënyra të shumta. Ndërsa fëmijët përdorin një furçë bojë, aftësitë e tyre të shkëlqyera motorike përmirësohen. Duke numëruar copa dhe ngjyra, ata mësojnë bazat e matematikës. Kur fëmijët eksperimentojnë me materiale, ata përplasen në shkencë. Më e rëndësishmja, ndoshta, kur fëmijët ndihen mirë ndërsa krijojnë, arti ndihmon në rritjen e vetëbesimit. Dhe fëmijët që ndihen të aftë të eksperimentojnë dhe të bëjnë gabime ndjehen më të lirë të shpikin mënyra të reja të të menduarit, gjë që më pas shtrihet edhe përtej dhomës së vizatimit.

Në vendin tonë

Vizatimi nuk përben aktivitetin e vetëm kreativ që mund t’ua inkurajoni fëmijëve tuaj. Ju mund t’i coni tek teatri i kukullave, nëpër ekspozita, shfaqje baleti, madje edhe t’i nxirrni shpesh në natyre dhe të krijoni sëbashku art në natyre, me lule e gjethe – në këtë formë nxitet dashuria për natyrën dhe empatia gjithashtu. Në Shqipëri, COD -Center For Openess & Dialogue, në Kryeministri ofron shpesh aktivitete argëtuese interaktive për fëmije. Gjithashtu, “Edukimi mbi dhe përmes Kulturës” është një ndër programet e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për vitin 2017-2021 që synon që institucionet kulturore dhe arsimore të nxisin interesin e fëmijëve dhe brezit te ri për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike.

 

Photo: Getty Images

     

Photo: The Creative Trai

 

Redaktuar nga parents.com

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts