Artistët shqiptarë bashkohen për të mrekulluar Vjenën

Artistja Inva Mula mbajti një koncert me 16 Nëntor në Vjenë.

Sopranos së njohur shqiptare iu bashkuan në koncert edhe pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gezim Myshketa, violinisti Olen Çezari dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare nëpër botë.

Koncerti ‘Vienna salutes to Tirana’ u zhvillua në Sallën Moxart në Vjenë.

Në këtë koncert u bashkuan edhe Eno Peçi – balerin, Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva – primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës.

Koncerti mblodhi ajkën e artistëve shqiptarë që kanë në bagazh artistik një rrugëtim të suksesshëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë dhe për momentin artistët më aktivë dhe më përfaqësues shqiptarë në skenat e muzikës botërore.

Koncerti u njoftua paraprakisht nga Tukiçi, i cili tha se ishte i nderuar që do të jetë në këtë koncert krahas muzikantëve e artistëve më të shkëlqyer shqiptarë e austriakë.

Koncerti në fjalë u mbajt në radhën e organizimeve kulturore për nder të bashkëpunimit të ri Austri-Shqipëri 2018.

/KultPlus.com

 

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts