Artisti bashkëkohor Alban Hajdinaj riciklon periudhën historike në pikturën e realizmit socialist me nota ironie

 

Ekspozita “Reenacted realism” sjell si në skenë teatri me gjuhen e pikturës, përkujtimet e momenteve historike në fushë beteja. Artisti në një intervistë për ABC News thotë se ironia nuk është me veprat, por me shpirtin e kohës.

Historia mbetet një prej ngacmimeve kryesore të artistit bashkëkohor Alban Hajdinaj. Ai përmes serisë së pikturave në akrilik, të përmasave të vogla mbi letra të ngjyrosura ai riciklon pikturën figurative dhe tablonë historike e cila ka një traditë të gjatë edhe në Shqipëri kryesisht në periudhën e realizmit socialist.

Artisti kërkon të nxjerr në pah politizimin dhe filtrat prodhues, por ai nuk mohon edhe vlerat e artistëve, ai më shumë ironizon kohën

Vizatimet duken si skena teatrale apo filmime, shpesh inskenimi i shtigjeve të luftës, nga romakët deri tek lufta e dytë botërore, vjen me nota ironie, pasi kostumografia dhe rekuizita i përkasin të shkuarës, por personazhet i përkasin ditëve moderne./abcnews.al

By:http://abcnews.al/alban-hajdinaj-riciklon-pikturen-historike-te-realizmit-socialist/?fbclid=IwAR0EYD3JYuldFXgZGqJ5jtPSKNz0zSpQmXm8Gnaw2mdY4bVvz2Ea0aJX7g8

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts