Banda e rock-ut Crossbones organizon një koncert bamirësie me të ftuar Bojken Lako dhe Threefiftysixam

Grupi Crossbones ogranizon këtë të shtunë, datë 14 Dhjetor, një koncert bamirësie nëpërmjet të cilit ata si komunitet muzikor duan të tregojnë mbështetjen e tyre ndaj familjeve të prekura nga Tërmeti i datës 26 Nëntor.

Në këtë natë do të performojnë Live: Bojken Lako – Crossbones – Threefiftysixam (3:56AM) ndjekur nga një back-to-back Djset nga Tomi Gj dhe Elios.

Të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për familjet e të prekurve nga tërmeti dhe do të dërgohen nga vetë Grupi nëpërmjet portalit e-albania.

Adresa: Tunel Music Venue (Ish bar Lux, Pallati i kulturës)
Data: E shtunë 14 Dhjetor
Ora: 22:00
Hyrja: 500 Lekë

Për më shumë informacion klikoni Këtu

Rreth Crossbones 

Crossbones është banda e vetme e muzikës rock/metal nga Shqipëria që përfaqësohet nga agjenci perëndimore të industrisë së muzikës. Është e vetmja bandë që përfaqëson Shqipërinë në festivale dhe turne ndërkombëtare. Crossbones kanë dhënë koncerte dhe turne në Ukrainë, Estoni, Letoni, Bosnjë, Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Kosovë. Është banda e vetme e mes viteve ‘90 që nuk reshti kurrë aktivitetin e saj, duke krijuar muzikë origjinale dhe duke performuar në mënyrë konstante.

Së fundi Crossbones ka nxjerrë albumin e tij më të ri “The Awakening”, duke qenë gjithashtu edhe pjesë e revistave të mirënjohura të rock/metal në Mbretërinë e Bashkuar “Power Play” dhe FIREWORKS, të cilat gjenden në versionin online dhe print.

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts