Banjat e Bënjës

Banjat termale të Bënjës janë një fenomen i rrallë natyror ne komunën Petran, 14 km larg qytetit te Përmetit, te cilat kane filluar te shfrytezohen qe prej viteve 1964-1975. Ato perbehen nga gjashte burime të hapura në natyre, te gjendura ne rrëze të disa shkëmbinjve masive në dy anët e lumit Lengaricë. Burimet kane një temperature prej 26-32 gradë celius dhe ujërat e tyre kane në përmbajtje minerale të tretura, me baze sulfurore, me përmbajtje sodë bikarbonate dhe me efekte të larta kuruese. Katër prej këtyre burimeve përdoren për sëmundje kronike te reumatizmes, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe i fundit për sëmundjet e lëkurës.

Banjat termale të Bënjës janë një destinacion gjithëvjetor – ato janë mjaft të vizitueshme sidomos në periudhën e verës por mund te frekuentohen edhe gjatë stinëve të ftohta. Rruga për te shkuar atje është nëpërmjet itinerarit automobilistik Përmet-Petran-Bënjë. Nëse udhetoni me automjetin tuaj apo me kampera, do të gjeni një rrugë të mirë dhe një parkim të sigurtë për mjetet e transportit.

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts