Blerina Bombaj: Krerët e imëta të racave autoktone shqiptare po veniten

Eshtë kaq shumë e rëndësishme të blejme produkte “Made in Albania” sa më shumë që të kemi mundësi për të ndihmuar prodhimin vendas, fermerët tanë, zonat rurale dhe për të ruajtur traditën e prodhimeve autoktone shqiptare. Të hash ushqimin lokal do të thotë që më shumë të ardhura do të qëndrojnë brenda komunitetit tënd. Cdo Lek i shpenzuar “brenda” gjeneron të ardhura për ekonominë lokale. Nga ana tjetër, prodhimi lokal është më i freskët dhe shijon më shumë, fermerët serioze lokal nuk i rrisin me hormone të dëmshmë dhe zakonisht i shesin brenda 24 orëve pasi i kanë mbledhur nga toka.

Së fundmi, dietologia e njohur shqiptare, Blerina Bombaj, e cila ka në pronësi edhe nje fermë të tipit “agroturizëm -“Blerina Farm” – në Tiranë, ka reaguar pikërisht për këtë temë ne rrjetet e saj sociale. Më poshtë mesazhi i saj:

Ne vendin tone po ndodh nje fatkeqesi shume e madhe! Fermeret po braktisin fshatin dhe bagetite e racave autoktone shqiptare po veniten. Tregjet jane te mbushura me ushqime te importit, ndersa prodhimet e vendit tone po pakesohen dita dites. Pse? Sepse njerezit nuk kane stimul te punojne ne bujqesi e blegtori! Pse? Sepse ata nuk shperblehen! Pse? Sepse ne si konsumator nuk i vleresojme. Ky vend do te marre fund nese nuk vlereson ushqimin e tij. Shume mire qe protestojme per trashegimine kulturore, por kur do protestojme per zhdukjen ngadale ngadale te ushqimit vendas qe na ka mbajtur gjalle? Edhe per sa kohe do investojme ne ushqimet e importit? Kur do te kerkojme dhe ofrojme mbeshtetje per fermeret?! Nje vend qe nuk prodhon dot ushqimin e tij, si mund te mbahet ne kembe? Cfare bejme ne per njerezit qe te mos braktisin fshatin? Vetem kerkojme prej tyre dhe asnjehere nuk hyjme ne lekuren e tyre. Jemi gati t’i mallkojme me rastin me te pare dhe nuk j’ua qajme hallin nje here. Cfare trishtimi!

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts