Risitë e “Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve 2019”

“Provo, Shijo, Gëzo”! ky është togfjalëshi që do të shoqërojë në tre ditët e tij, edicionin e kartërt të Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve 2019.

Expocity Albania pritet të hapë dyert e saj në datat 10-12 Maj 2019, gjatë të cilit do të zhvillohet Panairi i Ushqimit dhe Pijeve 2019, si një platformë e përbashkët me aktorët më të rëndësishëm të vendit, rajonit dhe më gjerë.

Ky edicion i kartër do të ketë fokus zhvillimet më të fundit në industrinë ushqimore dhe të pijeve, duke iu ofruar të gjitha shoqërive që operojnë në treg, mundësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre.

RISITË NË INDUSTRINË USHQIMORE DHE ATË TË PIJEVE, SIGURIA USHQIMORE, PROMOVIMI I VLERAVE TË KULINARISE ETJ., DO TË JENË KRYEFJALA E KËTIJ ORGANIZIMI.

Gjithashtu, edhe në këtë edicion synohet të bëhen bashkë aktorë të rëndësishëm të industrisë ushqimore, me qëllim promovimin e markave, tendencave dhe risive në industrinë ushqimore dhe të pijeve.

AKTIVITETE GJATË TRE DITËVE TË FESTIVALIT TË USHQIMIT & PIJEVE 2019

Në edicionin e 4rt, Festivali i Ushqimit dhe Pijes 2019, vjen me një format dinamik për ekspozitorët dhe vizitorët, me aktivitete argëtuese të shumëllojshme, workshop-e, forume informuese mbi risitë dhe zhvillimet të sektorit. Salla ku do të zhvillohet eventi do të shndërrohet në një hapësire unike dhe të mbushur me ngjyrat e një festivali të veçantë siç është dhe Festivali i Ushqimit dhe Pijeve. Kjo platformë inovatore e përcjelljes së rëndësisë së kulinarisë, ushqimit dhe pijeve të mira do të përcillet përmes aktiviteteve të renditura si me poshtë:

SHOW COOKING

Kuzhinierë të njohur do të ofrojnë performancat e tyre live në gatim duke i ofruar një experiencë unike të gjithë pjesëmarrësve; do të ketë edhe bashkëpunime me televizione të ndryshme në programe me fokus gastronominë.

KONKURS VERE

Konkurs mes kantinave shqiptare dhe atyre të rajonit me një juri të specializuar enologësh, somelierësh e specialistësh të fushës.

Show Cooking live me degustime nga shefa të njohur të kuzhinës nuk do të mungojnë as këtë vit. Organizime eë tilla kanë qenë tejet të ndjekura në edicionet e kaluara, si dhe organizmi i Forumit, i cili jep mundësinë e shkëmbimit të informacionit, parashtrimin e strategjive dhe iniciativave në kuadër të zhvillimit të këtij sektori.

Bazuar në eksperiencat e mëparshmë, aktorët kryesorë, projektet kushtuar ushqimit dhe pijeve dhe kompanitë kryesore që shërbejnë si një histori suksesi në sektorin e ushqimit dhe pijeve në Shqipëri dhe jo vetëm, do të mblidhen së bashku në eventet që do të zhvillohen gjatë Festivalit të Ushqimit dhe të Pijes 2019, për të trajtuar tema të rëndësishme të sektorit. Shqipëria është zyrtarisht në fazën e fillimit të zbatimit të programit të Sigurise Ushqimore në kuadër të Ligjeve të Bashkimit Europian. Legjislacioni në fuqi është duke u azhornuar sipas politikave dhe ligjeve të Bashkimit Europian në këtë fushë. Ekzekutimi në realitet i këtyre politikave është prioritet i shtetit shqiptar në vazhdimësi.

DEGUSTIM PIJESH

Në bashkëpunim me institucione të rëndësishme të sektorit, do të organizohen degustim i pijeve si vera apo konjaku, të cilat do të shoqërohen me një shpjegim të hollësishem të origjinës, përmbajtjes, evoluimit të tyre.

HAPPY HOUR

Kompani pjesëmarrëse do të organizojnë “Happy Hour”, ku do të jetë mundësia e shijimit të ushqimeve, pijeve të ndryshme, por edhe e muzikës së përzgjedhur.

B2B

Platorma e Festivalit të Ushqimit dhe Pijes ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë bizneset me anën e një hapësire të dedikuar për të zhvilluar takime biznesi dhe shkëmbim informacioni, si dhe mundësi bashkëpunimi nëpërmjet pjesëmarrësve të ndryshëm në event.

AKTIVITETE ARGËTUESE PËR FËMIJËT

Evente të organizuara për femijë me figurat më të dashura të tyre nga animatorë profesionistë.

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts