Dajti n’Fest 2019!

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, sëbashku me AKZM, EDS Foundation dhe UNDP Albania, ju ftojnë të Shtunën, date 9 Shkurt, në një nga aktivitetet më të bukura dimërore, Dajti N’Fest 2019!

Prej mëngjesit e deri në perëndim, ngrohim atmosferën me muzikë e valle tradicionale të Shqipërisë së Mesme, Çamërisë e Shkodrës të sjella mjeshtërisht nga Ansambli |”Shqiponja” dhe “Centro Danza Mimosa”. Mësojmë të gatuajmë sëbashku me artizanët; shijojmë tradicionalen e shohim nga afër zahiretë e mrekullueshme të malit e dimrit.
Nëse dëshironi të njihni kultura e tradita të paprekura, nëse doni të shijoni gatime karakteristike me produkte të mrekullueshme lokale, ejani në Dajt, pasi mali është natyrisht vendi ideal ku do të ndjeni vlerat e vërteta të dialogut shumëshekullor të njeriut me natyrën.

Shëtisim e sodisim:
– Logun e këngës – tre grupe folklorike do të sjellin këngët dhe vallet shqiptare, ndërkohë Ylli Baka i bashkohet festës duke na sjellë muzikën tradicionale të jugut.
– Logun e gatimeve (kaçamak, mishi i rregjun, rakia e
mjaltit).
– Logun me Erna & Erza (bimë medicinale, vajra, çajra, aroma).
– Logun e zejeve (artizanat e mulli guri).

Atmosfera do te ndizet me sporte, energji e aventurë si: gara me biçikleta mountain-bike për profesionistë e amatorë, fluturime nga pista Paragliding, Rockclimbing, taekwondo, crossfit dhe basketboll!

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.