Dita Ndërkombëtare e Librit: Biblioteka Botërore Dixhitale hap ‘dyert’ online sëbashku me platforma të tjera

Sot, datë 23 Prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare Librit. Librat n’a ndihmojnë të bëhemi njerëz më të mirë dhe n’a mësojnë si t’i shërbejmë shoqërisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për të kujtuar rëndësinë e tyre, cdo vit kremtohet World Book Day. Po përfitojmë nga kjo për të sjellë për të gjithë entuziastët e librave një listë me biblioteka online falas. Në fund të fundit, një nga anët pozitive të karantinës po rezulton padyshim edhe leximi i librave që më parë i kishim shtyrë për një moment tjetër!

UNESCO ka hapur ‘dyert’ e Bibliotekës Botërore Digjitale (World Digital Library)ku janë me mijëra libra, dokumente dhe imazhe nga të gjithë kulturat e botës, të cilat janë vënë në dispozicion të publikut falas.

Gjithashtu, shërbimi ‘Kindle Unlimited’ i Amazon po ofron akses falas për dy muaj të koleksionit prej mbi një milionë librash. Për të përfituar, ju duhet thjesht të shkarkoni aplikacionin Kindle në smartfoninin ose kompjuterin tuaj (Mac, PC, iOS ose Android) dhe të regjistroheni (sign-up) për ‘tëo months trial subscription’ para perfundimit të muajit Prill. Kindle Unlimited ka një larmishmëri marramendëse dijesh ku numërohen libra audio, fiction, non-fiction, libra gatimi, manuale DIY, revista etj.

Disa faqe të tjera online ku mund të lexoni libra online falas, që www.ebookfriendly.com sugjeron vijojne si më poshtë:

1.Project Gutenberg

2.Open Library

3.Internet Archive

4.Google Books

5.SmashWords

6.BookRix

7.ManyBooks

8.Wattpad

9.Bookbon

10.Library of Congress

11.HathiTrust Library

 

 

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts