“Ditari i Ana Frank”, nga e Mërkura në të Shtunë, ora 19:00 tek Teatri metropol – Qendra Kulturore Tirana.

Info & Rezervime:
☎️  +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Po aq i gjallë sot sa herën e parë kur është shkruar, ditari i jashtëzakonshëm i Ana Frank është bërë nje zë thelbësor i mënyrës se si ne e kujtojmë një nga periudhat më të errëta të historisë njerëzore. Mbushur me shpirtin plot dritë të autorës, deshirës së saj të pakufijshme për gjithçka të bukur e të mirë, ditari hedh dritë edhe në procesin e rritjes në izolim të një vajze të re, komplekse e pasionante, ndërkohë që ajo bie në dashuri, bëhet një grua dhe lufton të mbijetojë së bashku me familjen e saj në mës të kaosit të luftës dhe përndjekjes etnike.

Në regjinë e @armelademaj , teksti fitues i çmimit Pulitzer, shkruar nga Goodrich dhe Hackett do t’i sjellë publikut një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.
_______________

Kasti ▶️Interpretojnë: Myzafer Zifla, Klea Konomi, Vanesa Guri, Ketjona Pecnikaj, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Roerd Toçe, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Paola Xhafa, Sara Koçi, Erdet Miraka, Stivi Osmanaj, Mario Bali, Dinorah Beqiraj, Ezra Vogli, Elvis Kuka, Valdano Bajram.

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.