Ditët e fundit për të aplikuar në Sfidën Rajonale Elevator Lab

Startup Grind Tirana ishte takimi i radhës ku u prezantua Sfida Rajonale Elevator Lab, e cila është në ditët e fundit të mbylljes së aplikimeve.

Zj. Anila Hoxha, Drejtore e Sigurisë pranë Raiffeisen Bank prezantoi përpara komunitetit të startup-eve e të gjithë të pranishmëve mundësinë që programi i Raiffeisen Bank ofron. Për të gjithë ata që kanë një produkt apo shërbim në fushën e Fintech, aplikimet janë ende të hapura deri më datë 3 Qershor!

Lexoni: Prezantohet “Sfida Rajonale Elevator Lab Shqipëri & Kosovë” në universitete

Mundësia që po ofrohet për të rinjtë është prezantuar edhe në ambientet e universitetit Marin Barleti. Kjo ishte një mundësi e mirë për t’u shpjeguar të rinjve metodën e aplikimit dhe mundësitë e përfitimit. Ata u njohën gjithashtu edhe me programin e internshipit për studentët, program i cili ofron trajnim brenda ambienteve të bankës dhe punësim për personat që përzgjidhen.

Java u përmbyll me takimin në akseleratorin Ofiçina, ku pati ndërveprim e pyetje rreth programit.

“Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë u bën thirrje të gjithë të interesuarve, startup-eve, etj që të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat Regtech, Banking SME (SME Banking), Bankingu Retail (Retail Banking), Siguria Kibernetike (Cyber Security), Zgjidhjet për Kursin Valutor (FX Solutions), Klientët Korporatë & Sektori Publik (Large Corporates & Institutional Clients) dhe Analizat e Avancuara dhe Inteligjenca Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence).

Thirrja për aplikim mbyllet më datën 3 Qershor 2019.

APLIKONI TANI për “Sfida Rajonale Elevator Lab” në Shqipëri & Kosovë dhe do të keni mundësinë që të fitoni tre çmime monetare për 3 fitues, mundësinë e një “wild card” për gjysëmfinalen e programit të partneritetit në të gjithë grupin fintech etj.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/challenges/regional-2/

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.