Eventi elitar “Opernball” ne Vjene hapet nga koreografia e jashtezakonshme e artistit shqiptar, Eno Peci

Opera Shteterore e Vjenes njihet si salla e vallezimit me e famshme ne bote. Nje here ne vit, per shkak te eventit brilant ‘’Opernball”, ajo shnderrohet ne sallen me te bukur dhe elegante mes ballove boterore.  Per ata qe nuk e dine, “Opernball” eshte nje mbremje tradicionale e shoqerise austriake qe zhvillohet cdo vit ne kete salle dhe sherben si nje mbremje unike takimi mes artisteve, politikaneve, diplomateve dhe personaliteteve te biznesit.

Edhe pse kalendari artistik i Vjenes numeron me shume se 450 ballo vallezimi, “Opernball” eshte ajo qe shkelqen me teper nga te gjitha! Kete vit 5150 vizitore kercyen dhe festuan deri ne agim nen tingujt e kesaj mbremje mahnitese, ndersa miliona tele-shikues e ndoqen  shfaqjen nga TV brenda dhe jashte vendit.

Para disa ditesh, “Opernball 2020’’ u hap me vallezimin e 150 balerineve te trupes se baletit te Winer Staatsoper  nen koreografine e jashtezakonshme te artistit shqiptar me fame boterore, Eno Peci. I cilesuar si ylli i Operes se Vjenes,  Eno Peci eshte balerini i arsimuar ne Akademine e Baletit te Tiranes, ndersa qe prej vitit 2000 ai kercen per “Wiener Staatsoper’’ ne qytetin e Vjenes, ku edhe jeton. Per shume vite, Eno ka qene ”prima balerini” i Operas Shteterore te Vjenes, ndersa kete vit, per heren e dyte pas 2018, ai eshte koreograf i saj.

Për suksesin e shfaqjes të Eno Peçit ka komentuar në blogun e tij edhe kritiku austriak i artit Ricardo Leitner:

“Normalisht une nuk e komentoj “Opernball”, por kete vit po bej nje perjashtim. Per here te pare, nder vite, u befasova nga koreografia. Perdorimi i hollesishem i hapesires se salles nga Eno Peçi ishte thjesht i persosur. Koreografet e vjeter kane sjelle versionet e tyre mjaft te zakonshme, ne fakt te gjitha jane dukur deri diku njelloj. Kete vit z. Peçi n’a dha nje lexim te ri, te fresket te hapjes. Bravo Eno Peçi, nje pune e shkelqyer!”

Përveç Shqiperise, krenare me Enon po ndihen edhe në Austri. Ne Dhjetor 2019, ai u nderua nga shteti austriak me “Kryqin e Nderit”, çmimi me i larte i artit e kultures deri me sot ne Austri.

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts