Vepra Shqiptare

Dt 21 Korrik – 25 Gusht 2017

Gjatë muajve Korrik dhe Gusht 2017, Galeria Kombëtare sjell për publikun një ekspozitë me vepra dhe autorë shqiptar nga fondi i saj. Janë 45 piktura dhe 9 skulptura të cilat kanë një histori të veçantë.

Me qëllim ekspozimin dhe kurimin e imazhit, këto vlera jetuan për shumë vite, (disa prej tyre nga viti 1981) në disa institucione të Shtetit shqiptar. Ato janë punë të mbi 90 artistëve shqiptar si Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Sadik Kaceli, Angjelin Dodmasej, Zef Shoshi, Guri Madhi, Danish Jukniu, Odise Paskali, Agim Zajmi, Qamil Grezda, Sali Shijaku, Ismail Lulani, Kel Kodheli, Skënder Kamberi, Petro Kokushta, Hasan Nallbani, Agim Faja, Bashkim Ahmeti, Mustafa Arapi, Besim Golemi, Nikolin Ivanaj, etj.

Featured

Recent Posts