Gjirokastër – Cfarë të shikosh për një javë në qytetin muze

Ta cilësosh të bukur Gjirokastrën do të thotë të mos bësh përcaktimin e duhur. Ky qytet në jug të Shqipërisë, i vendosur në një pozicion skenografik, rrethuar nga male dhe pak kilometra larg kufirit grek, është një mrekulli e vërtetë arkitekturore dhe sipas meje një prej qyteteve më tërheqëse në Ballkan. Kam pasur kënaqësinë ta vizitoj dy herë: në vjeshtën e vitit 2010 dhe këtë verë. Që herën e parë u mahnita nga bukuria e saj, por gjatë vizitës së fundit Gjirokasta më la pa fjalë: Pazari i vjetër është ristrukturuar, fasadat e shtëpive të lyera me një të bardhë shkëlqyes dhe vera me ngjyrat e saj të ngrohta, është sigurisht stina më e mirë për të ardhur këtu. Falë operatorit turistik Limitless Albania, që organizon ekskursione në qytet dhe në përgjithësi në të gjithë Shqipërinë pata kënaqësinë të vizitoj disa nga pikat më interesante të Gjirokastrës. Guidat e Limitless Albania organizojnë në veçanti dy ture interesante: mini udhëtimin Unesco, që zgjat 3 ditë. ky udhëtim i çon vizitorët drejt zbulimit të 3 pasurive shqiptare të “Unesco”, pra përveç Gjirkostrës, Berati dhe parku arkeologjik i Butrintit.

Për kë ka më shumë ditë në dispozicion, ka një tur më të gjatë, një javë, që përfshin një itinerar të Gjirokastrës, një seri vendesh e parqesh arkeologjike mahnitëse përrreth (Zhulat, Lunxheri me parkun arkeologjik të  Antigoneas, Zagori dhe Libohovë).

Unë do t’ju sugjeroj çfarë mund të shikoni, ku të hani e të flini në Gjirokastër, por së pari ndonjë informacion për qytetin.

  • Legjenda tregon se emri i Gjirokastrës vjen nga princesha Argjiro, motra e drejtuesit vendas Gjin Zenebishi gjatë viteve të pushtimit osman të vendit, në shekullin e XV-të.

Duke refuzuar t’u dorëzohet turqve, princesha, së bashku me djalin e saj pak muajsh, vajti në pikën më të lartë të kështjellës për t’u hedhur. Mrekullisht djali mbijetoi, ndërsa nga gurët ku nëna ra, nisi të rridhte qumësht për të ushqyer të voglin.

Edhe sot, gurët në këmbët e kështjellës janë të mbuluar nga masa gëlqerore.

 

  • Gjirokastra është vendi i dy shqiptarëve më të famshëm të të gjitha kohërave: diktatorit Enver Hoxha, për të cilin është e mundur të vizitoni shtëpinë ku ka lindur, transformuar tashmë në muze etnografik dhe Ismail Kadare, shkrimtari i madh që ka botuar disa kryevepra, mes të cilave “Kronikë në Gur”

Bëhet fjalë për një roman shumë të bukur, ku historia zhvillohet pikërisht në Gjirokastër gjatë lufëts së dytë botërore, detyrim për t’u lexuar para se të vini këtu. Ai i ka dhënë qytetit emrin e tij të dytë.

Cfare të shikoni:

  • PAZARIN E VJETER

Pjesa më e famshme e Gjirokastrës është sigurisht ajo e pazarit të vjetër. Bëhet fjalë për disa ndërtesa të bardha në stil turk, me punimet karakteristike të perdeve të thurura. Ato janë transformuar tashmë në dyqane të vogla, ku mund të blini objekte tipike të zonës si tapete, produkte gastronomike, vazo, mbajtëse të dekoruara dhe objekte të ndryshme për shtëpinë, përveç suvenireve klasike, si bluza, çanta, etj. Duke qenë zona më e famshme e qytetit, pazari është zona më turistike, por pavarësisht kinkalerive dhe ndonje turisti që bën foto, pazari nuk ka humbur autenticitetin e tij. Në afërsi të pazarit gjendet e vetmja xhami e qytetit, xhamia e pazarit, që u ka mbijetuar viteve të diktaturës komuniste, kur regjimi, duke e cilësuar Shqipërinë si vendin e parë laik në botë, urdhdëroi shkatërrimin e vendeve të kultit.

 

 

  • Shtëpia SKENDULI

Jo larg nga pazari, pas një shëtitje të shkurtër në këmbë gjendet shtëpia Skenduli, një prej shtëpive historike tradicionale të Gjirokastrës. Shtëpia është një labirint dhomash, hamam, sallone, dritare, porta të vogla e të mëdha e ndërtuar me disa kate dhe e vizitueshme në shoqërinë e trashëgimtarit të familjes z. Skenduli. Një zotëri që flet gjuhë të ndryshme, mes tyre edhe italisht.

Falë tregimeve të tij, mund të hyni në historinë e kësaj familje dhe të imagjinoni si mund të jetë jeta e përditshme në Shqipërinë e viteve ‘700 e ‘800.

Hyrja: 200 Lekë.

  • Shtëpia Muze e ISMAIL KADARE-së

Kushdo që vendos të shkojë në Gjirokastër nuk mund të mos vizitojë shtëpinë e lindjes, të transformuar në muze të qytetarit më të nderuar,  Ismail Kadare. Shtëpia e bukur në stil turk ju jep një pamje të mrekullueshme të shtëpive tipike të Gjirokastrës. E kthyer në muze, ka në brendësi objekte interesante të kohës: Deri më 29 shtator 2018 mund të admirohej mostra fotografike “Flashback: Shqipëria në vitet ’90”, një seri shkrepjesh në vitet e turbullta të  viteve ’90, bërë nga fotografi Robert Pilcher.

Hyrja: 200 Lekë.

  • Të humbasësh mes rrugicave të Gjirokastrës

Një nga gjërat më tërheqëse që mund të bëni në Gjirkoastër është të lini itineratet e rrahura zakonisht dhe të humbisni mes rrugicave dytësore. Në vend të rrugës drejt kështjellës, ju sugjeroj të ktheheni djathas e të shkoni në zbulimin e Gjirokastrës më autentike, me banesat tradicionale, drurët e fikut, shkurret me fruta të egër dhe dhitë në kullotë. Mund t’ju ndodhë të zhvilloni edhe takime interesante me ndonjë banor të zonës.

 

 

 

Kështjella e Gjirokastrës

Nuk mund të ikni nga Gjirokastra pa vizituar kështjellën e mrekullueshme të saj. Për të arritur atje, ju duhet të bëni një rrugë të ndërthurur që nis në pazar dhe arrin deri në hyrje. Kështjella, që në të shkuarën është përdorur si burg, nga mbreti Zog I, më pas nga Enver Hoxha. Nuk ka asgjë më të mirë se të kaloni pak kohë këtu dhe të admironi nga lart çatitë e Gjirokastrës: mrekullia është e sigurt.

Hyrja: 200 lekë.

 

Ku të hani:

Kam provuar shumë restorante në Gjirkoastër, por sipas meje më i miri është Odaja, një restorant tradicional, më stil të thjeshtë, i vendosur në kat të parë të një shtëpie historike në pazarin e vjetër (afër studios së zotërisë që punon gurin). Menuja përmban pjata lokale, mes të cilave polpeta të shijshme me mish, majdanoz, patate, vezë dhe polpetat e shijshme tipike të Gjirokastrës me oriz, vezë, djathë dhe një erzë e ngjashme me menten.

Cmimi mesatar: 7€/person.

Ku të prenotoni:

Gjatë qëndrimit tim në qytet kam prenotuar në hotel Kalemi 2, një hotel i bukur me 3 yje, dy hapa larg pazarit të vjetër.

Hoteli, një banesë tipike me stil turk, është vendi perfekt ku të qëndroni në Gjirokastër, falë pozitës ideale, afër pikave më të rëndësishme më interes të qytetit.

Pjata më e mirë: polpeta me oriz e vezë, djathë dhe erzë e ngjashme me menten.

Vendi më i mirë: Kështjella, nga ku mund të shikoni pamje që ju lënë pa frymë të qendrës së qytetit.

Koha më mirë për të vizituar Gjirkastrën: Vera.

http://www.lettersfromthebalkans.com/2018/07/23/girocastro-cosa-vedere-in-un-weekend-nella-citta-museo-dalbania/

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts