Islanda sugjeron banorët të përqafojnë një pemë në ditët e distancimit social

Islanda ka bërë një sugjerim të cuditshëm për qytetarët që dëshirojnë kontakt fizik në epokën e distancimit social. “Gjeni pemën më të afërt dhe jepini asaj një përqafim”.

Sipas Lonely Planet, Shërbimi Islandez i Pyjeve (IFS) thotë se, “të kalosh të paktën pesë minuta në ditë duke përqafuar ‘fqinjët e tu’ halorë, është një mënyrë e shkëlqyer për të mposhtur vetminë në karantinë. Në Islandën Lindore janë liruar shtigjet nëpër dëborë për t’u dhënë kështu mundësi banorëve të mund të arrijnë lehtësisht tek pemët. Kalimet janë hapur gjithashtu në gjerësinë sa t’u lejojnë banorëve të shëtisin duke mbajtur distance. IFS ka përditësuar faqen e saj të internet me fotografi të njerëzve që përqafojnë pemë të të gjitha formave dhe madhësive.

Porfinnsson, menaxher i pyjeve të Islandës Lindore, thotë se, përqafimi i pemëve, prodhon ndjenjën e relaksimit dhe ju përgatit që të merrni përsipër çfarëdo sfide t’ju dalë përpara. “Kur përqafoni një pemë, e ndjeni së pari në gishtërinjtë tuaj më pas lart në këmbët tuaja e deri në gjoks dhe së fundi në kokën tuaj”, thotë Porfinnsson. Ky mund të duket një sygjerim i çuditshëm, por prania e pemëve ka treguar se nxit shëndetin e mirë. Pemët pastrojnë ajrin dhe zvogëlojnë stresin te njerëzit që jetojnë pranë tyre. Ju nuk do të duhet të mbështillni krahët rreth një peme, por nëse nuk keni njeri tjetër për të përqafuar, atëherë ky veprim mujnd t’ju vlejë.

Photo credit: Getty

Burimi: BusinessMag.al

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts