“MEDEA”

Date 27 Shtator, ora 18:00, rikthehet tragjedia “MEDEA” – shfaqja qe la pa fryme publikun gjate sezonit te kaluar! Ne kuader te Festivatit Mbarekombetar te Teatrit ju presim tek salla ‘Moliere’ tek Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Permbajtja:
“Tragjedia e lashtë greke “Medea” bazohet në mitin e Jasonit dhe Medeas dhe u ngjit në skenë për herë të parë në vitin 431 para Krishtit. Subjekti përqëndrohet mbi veprimet e Medeas, dikur princeshë e mbretërisë “barbare” të Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit. Ajo sheh se pozita e saj në botën greke është e kërcënuar kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë për një jetë të re.”

Info &Rezervime: Telefononi ne 0695717746 / 042278158 ose rezervoni online.
Cmimi: Falas.