|”Metal United WorldWide” vjen në Tiranë

Metal United World Wide vjen për të dytin vit radhazi në Tiranë.

Ky event muzikor zhvillohet në të njëjtën ditë, 15 Qershor 2019 anembanë globit, në 64 qytete, 39 shtete dhe me një total deri më tani prej 353 bandash të muzikës rock/metal.

Ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin dhe rritjen e skenës së muzikës rock/metal, asaj globale dhe lokale dhe është nje alternativë dhe vlerë e shtuar në jeten kulturoro-artistike të kryeqytetit. Mesazhi që përcillet është pasioni, vullneti dhe këmbëngulja për ta rikthyer dhe çuar përpara skenën shqiptare të rrokut e cila për hir të së vërtetës mbetet akoma modeste kryesisht për shkak të mungesës së përkrahjes.

Gjithsesi “The Show Must Go On”.

Bandat pjesëmarrëse në eventin MUWW në Tiranë janë:

Crossbones/Shqipëri – Post Thrash Metal/Groove/Hardcore
Path Of Sorrow/Itali – Doom/Death Metal
Nihil/Shqipëri – Black Metal

Aktiviteti zhvillohet ditën e shtunë, datë 15 Qershor ora 21:00 (Pallati i Kulturës) Tiranë.

MBËSHTET SKENËN E RROKUT SHQIPTAR!

Për më shumë informacion lidhur me vendin dhe biletat klikoni:
https://www.facebook.com/events/331436740809432/
https://metal-united-world-wide.com/events

Crossbones: https://www.facebook.com/CrossbonesBandAlbania/
Path Of Sorrow: https://www.facebook.com/PathOfSorrowDeath/
Nihil: https://www.facebook.com/nihilal/

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts