Miratohet projektligji “Për pyjet”: Mbrojtje dhe zhvillim i qëndrueshëm i florës kombëtare

Para disa ditesh,  dt. 28 Prill 2020, ‘Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin’ në drejtimin e kryetarit Niko Peleshi shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për pyjet”. Relator i projektligjit ishte deputeti Ardit Konomi, ndërkohë i ftuar për ta prezantuar ishte z. Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit. Z. Klosi sqaroi se projektligji përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE-së për pyjet dhe nëpërmjet tij synohet të krijohet një fond pyjor kombëtar i qëndrueshëm. Ai nënvizoi se pyjet vazhdojnë të jenë një pasuri e madhe e vendit dhe nisma ligjore do të shërbejë për ngritjen e institucioneve që do të merren me inventarizimin e pyjeve, me njohjen e kësaj pasurie dhe rikthimin e saj më pas në një fuqi ekonomike për vendin. Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Ka ardhur koha – duke marrë shkas nga pandemia COVID-19 gjithashtu – njerëzit dhe qeveritë të tregojnë më tepër vëmendje ndaj mjedisit. Ky projektligj do të ndihmoje në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe përmirësim e jetës së banorëve në zonat rurale.

 

Burimi: parlament.al

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts