Ne datat 15, 16, 21, 22 Shtator, ora 11:00 rikthehet për fëmijët e grupmoshës 2- 8 vjeç, një prej shfaqjeve të tyre të preferuara “Miushet e shkathëta” tek Teatri Metropol. Përveç platformës edukuese ajo eshtë nje shfaqje interaktive, ku publiku i vogël është pjesë e rëndësishme e skenës.
“Miushet e shkathëta” tregon historine e dy miusheve aventuriere qe nuk dalin asnjëhere nga papafingo dhe kësisoj kanë mbetur pa ngrënë; gjithashtu, të kërkosh ushqim jashtë, për to është e rrezikshme. Megjithatë të qenurit të varfër nuk i pengon këto miushe t’i mbushin zemrat plot me gëzim dhe të ndërtojnë realitetin që i bën të lumtura. Është një shfaqje shumë mbreslënëse ku fëmijëve ju bën me dije se aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.
E krijuar nga Janet Stanford, Kathryn Chase Bryer, vepra vihet në skenë nga regjisorja Elona Hyseni me interpretimin e aktoreve Klesta Shero dhe Sara Koçi.
Info & Rezervime: Telefononi ne 067 227 0668 ose rezervoni online.