Intervistë me Nikola Paskalin, nga konkursi #OurlakeOhrid

Z. Nikola. Së pari duam t’ju urojmë për fotot e mrekullueshme që ju keni postuar në konkursin tonë të fotografisë #OurLakeOhrid. 6 nga 50 fotot fituese janë me autorësinë tuaj. Janë shumë unike pasi përfaqësojnë një pjesë jo shumë të dukshme të Liqenit për fotografët e tjerë, pikërisht botën nënujore të Liqenit të Ohrit. Çfarë mund të na thoni rreth kësaj eksperience? 

 

Që në moshë të vogël, isha në kontakt me botën nënujore pasi im atë ishte zhytës. Shpesh isha pjesë e udhëtimeve të tij nënujore me miqtë dhe kolegët, dhe këto udhëtime shënuan hapat e mi të parë drejt eksplorimit nënujor. Tashmë e praktikoj këtë sport prej 16 vitesh, që nga zhytja ime e parë në Liqenin e Ohrit. Pas diplomimit në arkeologji, unë kombinoj dy profesionet e mia në një, pikërisht në arkeologjinë nënujore. Kryesisht kërkimet e mia fokusohen në zonat arkeologjike nënujore ekzistuese, por gjithashtu eksploroj dhe zona të tjera të pazuluara dhe shpella nënujore, duke zbuluar florën dhe faunën. Gjatë sesioneve të mia të zhytjes, nuk mund të humbas mundësinë për të shkrepur foto, dhe për t’ia treguar këtë bukuri botës. Eksperienca më ka mësuar që të jem shumë i kujdesshëm, të ruaj dhe të mbroj liqenin tonë si një trashëgimi e çmuar në çdo këndvështrim: natyror, kulturor, shkencor dhe turistik. Mendoj se ne duhet ta mbrojmë fort këtë trashëgimi që kemi.

 

Cilat janë gjërat më të rëndësishme që keni gjetur në thellësi të Liqenit? 
Një nga zbulimet më interesante në gjithë eksperiencën time është një barkë ‘monoxyl’, një tip barke e gjatë e zbuluar nën ujërat pranë Manastirit të Shen Naumit në vitin 2009. Është një pajisje druri, objekt lundrimi që quhej monoksil për arsye se në pamje të parë të duket se është bërë vetëm me një copë të vetme druri. Nevojiten kërkime të tjera për të identifikuar se çfarë tip objekti është, për çfarë aktiviteti përdorej dhe cilës periudhë i përket.

Së fundi, keni publikuar në mediat sociale foto të shumë barkave të mbytura. Sa të vjetra janë dhe cila është historia e tyre? Çfarë bëni ju me ato që gjeni? A i dërgoni në muze, në Ohër apo në Strugë? 
Anijet e mbytura në Strugë janë një vend shumë interesant arkeologjik me rëndësi për eksplorime shkencore. Janë dy barka të mëdha dhe disa vagone mallrash të prodhuar në 1887 nga një kompani italiane. Mendohet se anijet janë mbytur këtu gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ky vend është zbuluar nga zhytësit në Strugë në vitet 80. Ka shumë histori të ndryshme për historinë e këtyre anijeve, por vetëm me kërkime shkencore të sakta mund t’i përgjigjen disa pyetjeve si: me çfarë mënyre janë zhytyr këto anije, nëse janë mbytur enkas? Ose nëse nuk janë sulmuar, si janë mbytyr? Gjithashtu nga kërkimet dhe arkivat duhet të gjejmë saktësisht se çfarë ngarkese transportonin ato? Për çdo zbulim që ne bëjmë nën ujë, informojmë Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe muzeumet e Strugës dhe Ohrit. Atyre u çojmë fotografitë, videot dhe gjithë matierialet grafike që ne gjejmë nga udhëtimet tona nën ujore. Gjithashtu çdo objekt i gjetur i dorëzohet institucioneve. Është detyra jonë të informojmë muzeumet, pasi nuk kemi një Qendër të Arkeologjisë Nënujore në vendin tonë, që është e domosdoshme.
Sa e mbrojtur është pasuria nënujore e Liqenit të Ohrit?
Qyteti i Ohrit dhe Liqeni i Ohrit janë listuar si një pasuri mikse natyrore dhe kulturore në UNESCO. Institucionet janë duke punuar për të mbrojtur, ruajtur dhe promovuar Liqenin e Ohrit si një trashëgimi unike. Gjithashtu qytetarët, organizatat civile marrin pjesë aktivisht në ruajten e kësaj trashëgimie. Por mendoj se mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Problemet ende ekzistojnë dhe nevojiten strategji për t’i tejkaluar ato. Siç ju thashë, nevojitet ndërtimi i një Qendre të Arkeologjisë nënujore. Ne shpresojmë që kjo të bëhet një Qendër Ndërkombëtare, e cila të kujdeset për mbrojtjen dhe eksplorimin e siteve të arkeologjisë nënujore. Jam i sigurt se dhe vendet e rajonit do të ishin të interesuara për këtë bashkëpunim dhe për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Kjo qendër do të ishte me rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë së Liqenit të Ohrit.

 

Ju ofroni trajnime për zhytësit e rinj në qendrën tuaj AKVATEK. Cila është këshilla që u jepni të rinjve se si ta mbrojnë këtë trashëgimi? 
Qendra e zhytjes AKVATEK ofron një sërë kursesh, që nga zhytjet rekreative e deri tek teknikat më profesionale të zhytjes. Ne vazhdimisht dhe pa u lodhur u mësojmë të rinjve si të sillen dhe si të respektojnë trashëgiminë kulturore dhe ntyrore. I paralajmërojmë të mos prekin asgjë nën ujë, të mos marrin objekte që janë me vlerë dhe të mos dëmtojnë sitet nënujore. Përgjithësisht studentët tanë janë në dijeni se po zhyten në një liqen që ka një pasuri të jashtëzakonshme në çdo kuptim. Rregulli numër një është: Shiko, por mos prek!

 

BY:https://lakeohrid.blogspot.com/2018/04/interviste-me-nikola-paskalin-nje-nga.html?fbclid=IwAR3gA1bhrLTZUANgvv0H_FfUCxagyWFA7_u96HLap_QxMXlbD9OWwfb_tTQ

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.