Moratoriumi i gjuetisë rikthen gjelin e egër në parkun kombëtar të Tomorrit

 

 

TIRANË, 25 shkurt /ATSH A.ALLA/ – Gjeli i egër është një specie e kërcënuar nga zhdukja që jeton pak në numër në pyjet e dendura halore në Europë nga vendet Skandinave në atë të Mesdheut. Gjeli i egër i përket familjes fazane (Phasianidae).

Mashkulli është rreth 90 cm i gjatë me peshë 3,5-5 kg ndërsa femra është më e vogël, rreth 60 cm e gjatë me një peshë 2,5-3,5 kg. Puplat e trupit të mashkullit janë të errëta dhe të shndritshme, ndërsa ato të femrave janë ngjyrë gështenjë.

Në Shqipëri, ky zog i rrallë rritet në zonat malore veriore dhe qendrore, në veçanti në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”. Falë projektit LASPEH, i cili ka për qëllim përcaktimin e një strategjie të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe peizazhore të zonës së Adriatikut të ulët (veçanërisht në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi), do të zbatohen veprime konkrete për të përmirësuar nivelin e mbrojtjes së gjelit të egër dhe habitatit të tij.

Për shembull, pyllëzimi i territoreve shqiptare përfshin: Malin e Tomorrit, Dardhë dhe Kapinov (“shtëpia” natyrore e gjelit të egër).

Në fakt, në këtë fushë, numri i këtyre shpendëve ka rënë masivisht gjatë 20 viteve të fundit dhe vetëm pas një moratoriumi gjuetie, prania e kësaj specie rifilloi rritjen. Në veçanti, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit” u identifikua një popullsi e gjelit të egër e përshtatshme për riprodhim.

Gjatë monitorimit territorial, është dëgjuar kënga e tyre, por nuk janë fotografuar ende.

 

BY:http://ata.gov.al/2019/02/25/moratoriumi-i-gjuetise-rikthen-gjelin-e-eger-ne-parkun-kombetar-te-tomorrit/?fbclid=IwAR05c_PCvC5adCP4FaaYUz4qiFan6kYore4mxSU9DKdtdC7EzM1LFmFLFxw

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts