Muaji i shenjtë i Ramazanit: Gjithcka që duhet të dini

Cfarë është Ramazani?

Në fenë islame, Ramazani është muaji kur Zoti i shfaqi Kuranin Profetit Muhamed. Gjatë këtij muaji, myslymanët në të gjithë botën argjërojnë për 30 ditë. Të gjithë myslymanët mbi 18 vjec supozohen të argjërojnë, ndërsa femrat shtatëzana ose ato gjatë ciklit menstrual, si dhe njerëzit e sëmurë nuk mund të bashkohen. Ata që argjërojnë nuk duhet të hane apo të pinë gjatë ditës pergjatë gjithë muajit. Pirja e duhanit dhe marredhëniet intime në cift janë gjithashtu të ndaluara. Rituali i argjërimit në vetëvete synon që të reflektojmë për vuajtjet e të tjerëve. Ndersa muaji i Ramazanit konsiderohet si një mundësi për t’iu dedikuar Zotit, për të reflektuar në përgjithësi dhe për të kremtuar dashurinë dhe mëshirën e Allahut ndaj njerëzve. Gjatë kësaj kohe thuhet se është mirë të lexohet Kurani.

Kur fillon Ramazani 2020?

Ramazani filloi dje në darkë, dt. 23 Prill 2020. Kalendari islamik bazohet në ciklin e hënes; data vendoset kur del hëna e re ndërsa cdo vit Ramazani rrotullohet me pothuajse 10 ditë cdo vit.

Orari i Ramazanit – kur hahet ‘Suhoor’ dhe ‘Iftar’/’Magrib’

Suhoor quhet vakti i parë i ditës para se agjërimi të fillojë. Ai fillon nga ora 4:10 am ditën e parë, dhe cdo ditë tjetër mund të hahet përafërsisht dy minuta më herët cdo ditë që kalon. Iftar/Magrib ndodh në perëndim dhe quhet vakti me të cilin besimtarët prishin agjërimin me pak uje dhe ushqim, para se të hanë një darkë të plotë.  Asnjë nga vaktet nuk duhet të përfshijë mish derri, alkol apo ushqime të tjera të ndaluara nga Kurani. Në total, cdo ditë argjërimi zgjat gati 9 ore e 27 minuta, dhe  më pas 10 orë e 13 minuta sa më afër që i afrohet Eid. Për orare të detajuara bazuar në lokacionin tuaj, shikoni këtu.

Kur përfundon Ramazani 2020?

Në Shqipëri, parashikohet të përfundojë në datën 22 Maj, ora 22:00. Besimtarët e festojnë përfundimin e argjërimit, ose sic quhet “Eid al-Fitr’ me nje gosti të madhe 24-orëshe, ku shkëmbejnë dhurata, vishen bukur dhe dekorojnë shtëpinë plot drita. Fatkeqësisht, nëse karantina zgjat deri atëhere – dhe me shumë gjasa, po – këto festa këtë vit do të jenë të vogla, familjare ose do të kalojnë online. MCB po ofron disa ide si mund të festoni virtualisht me miqtë dhe të dashurit tuaj apo si të organizoni iftare online.

 

Burimi: The Sun

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts