Muzeu i Artit Modern (MoMA) po ofron kurse arti falas online!

Këto ditë karantine po reflektojmë, po gatuajmë në shtëpi, po shpenzojmë kohë me familjen, po perfeksionojmë hobet tona të hershme dhe po provojmë edhe të reja! Nëse ke patur dëshirë të rregjistrohesh në një klasë arti apo të mësosh dicka të re në këtë fushë atëhere ky është momenti i duhur. Muzeu i Artit Modern është një hapsirë që nxit krijimtarinë, ndez mëndjet dhe të frymëzon pafund! Misioni i saj është që t’ju ndihmojë të kuptoni, shijoni dhe përdorni artin e kohës që jetojmë.

Përvec faktit se tashmë mund ta vizitoni me një tur online tek Google Arts & Culture, MoMA së fundmi po jep edhe disa leksione arti online falas dhe ti mund të argëtohesh nga rehatia e shtëpisë.

E themeluar në 1929, Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Manhattan ishte muzeu i parë dedikuar epokës së artit modern. Sot, MoMA numëron një koleksion të pasur dhe të larmishëm të artit modern dhe kontemporan, që përbëhet nga pikturat dhe skulpturat inovative te viteve 1880 Europiane, e deri tek filmat, dizanji dhe artet performuese të ditëve të sotme. Koleksioni i saj perfshin mbi 150,000 piktura, skulptura, vizatime, printime, fotografi, modele arkitekturale, objekte dizanji; përafërsisht 22,000 filma; mbi 300,000 libra dhe 70,000 dosje artistësh. Këto të fundit ruajnë koleksione të disa prej piktorëve më të famshëm të të gjitha kohërave, si Vincent van Gogh apo Pablo Picaso.

 

Akseso klasat e artit tek Coursera, këtu: https://www.coursera.org/moma

Për një tur online të muzeut, kliko këtu: https://artsandculture.google.com/partner/moma-the-museum-of-modern-art

Burimi: artsandculture.google.com dhe coursera.org

 

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts