Këtë të Shtunë, datë 18 Prill, artistë dhe personalitete të famshme nga e gjithë bota, duke përfshire Lady Gaga, Andrea Bocelli, Celine Dion, Billie Eilish, Rolling Stones, Elton John, Paul McCartney, Camila Cabello, Jennifer Lopez, Oprah Ëinfrey , Victoria Beckham, Taylor Swift, Sam Smith, Usher, Ellen DeGeneres, Shaën Mendes dhe shumë të tjerë do të bëhen bashkë për të mbajtur një koncert historik virtual, për të mbështetur punën e punonjësve të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19. Nëpermjet këtij koncerti, artistët duan t’i bëjnë thirrje qeverive të cdo shteti që të kontribuojnë financiarisht për fondin solidaritar të Organizates Boterore të Shendetit (WHO), i cili po mbështet spitalet, stafin mjekësor dhe organizatat jo-qeveritare lokale në luftën ndaj coronavirus.
“Nëpërmjet muzikes dhe argëtimit, ky koncert virtual do të kremtojë ata që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetët e të gjthë ne të tjerëve” – u shpreh Hugh Evans, bashke-themeluesi dhe CEO i Global Citizen, platforma qe po organizon këtë koncert në bashkëpunim me Organizatën Boterore te Shëndetit (WHO) dhe Kombet e Bashkuara (UN).
Në Shqipëri ju mund të ndiqni këtë koncert spektakolar live nga shtëpia në platformën e YouTube, Facebook, Instagram apo Twitter të faqes së Global Citizen në orën 19:00.
Mos e humbisni këtë moment historik të solidaritetit botëror. Sot unë jam qytetar i botes!
Kliko ne linkun e mëposhtëm për ta ndjekur shfaqjen online në Shqipëri apo kudo që të jesh: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=87-ZFjLfBAQ&fbclid=IëAR3XvOrC4_-GVR-gUfd5u7rëDZV8XnrErZm7fda8MdtLk3FFkMJsiJXJm1M
Për detaje specifike si ta ndiqni ndryshe nëse jetoni jashtë Shqipërisë: https://ëëë.globalcitizen.org/en/connect/togetherathome/