Nga sot, “Agriturizëm Ceren Ismet Shehu” vjen në zemër të Tiranës

Të gjithë e njohin restorantin e llojit agriturizëm, “Ceren” – vendin ku produktet lokale serviren me shumë dashuri dhe përkushtim, ndërsa natyra rreth e rrotull përkëdhel vizitorët duke u mundësuar një eksperiencë relaksuese. Lumturohuni, sepse tashmë restorantit në Surrel i shtohet edhe një tjetër degë, një restorant i ri pikërisht tek Kalaja e Tiranës! Ja cfarë shkruan themeluesi dhe shefi, Ceren Ismet Shehu:

Dibranët dhe Tironsit janë binomi më i mirë se si dy qytete dinë me ec doradorës për gati 100 vite. Në këtë 100 vjetor të Tiranës si kryeqytet, Restorant Ceren Ismet Shehu zbret “në bash t’venit”, tek Kalaja e Tiranës, për të çuar më tej vlerat e kulinarisë së traditës Shqiptare. Sepse tradita ka qënë qenë dhe do të jetë gjithmonë “jastëku” ku do mbështes çdo nismë timen.

Ju pres me krahëhapur! Shihena n’Kala!

Me dashuri, Ismeti!

 

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts