Nisma e biznesmenit të njohur shqiptar n’a kujtoi “kopshtet e fitores” dhe ju duhet t’i bashkoheni patjetër

Të ashtuquajturat “kopshtet e fitores” (ang: ‘’victory gardens’’) ose sic njihen ndryshe “kopshtet e luftes” apo “kopshtet ushqimore për mbrojtje” ishin kopshte me perime, fruta dhe erëza që mbilleshin në rezidencat private dhe parqe publike në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Australi gjatë Luftës së I dhe të II Botërore. Për të siguruar jetesën, qytetarët e atëhershëm u detyruan të rrisnin ushqimin e tyre për t’i bërë ballë kohërave të vështira. Llogaritet se në vitin 1944, gati 20 milionë ‘kopshte fitoresh’ ishin rritur, të cilat prodhuan diku tek 8 milionë tonë ushqime gjatë asaj kohe – gati 40% të prodhimit vendas.

Edhe pse momentalisht COVID-19 nuk n’a ka cuar në pikën ku të vuajmë nga një krizë ushqimore masive, nëse është e mundur të arrijme pavarësinë ushqimore – në një kohë ku produktet e domsdoshme shpesh shiten shumë shpejt nëper dyqane – nuk është dicka e keqe! Plus, a nuk jemi duke kërkuar për hobi të reja gjatë karantinës? Duke konsideruar se edhe stina e verës është duke ardhur, nuk ka kohë më të mirë se kjo për të provuar kopshtarinë. N’a besoni kur ju themi se përvecëse do të shijoni perimet tuaja të freskëta, do të jetë një mënyrë më shumë për të shkarkuar stresin e këtyre ditëve ndërsa mund të përkrahni sistemin ushqimor lokal gjithashtu. Nëse s’keni shtëpi private me kopësht apo oborr mund të mbillni në ballkonin tuaj dhe nëse keni mundësi, mund të ndihmoni dhe të tjerët!

Altin Prenga, themeluesi i agroturizimit të njohur “Albanian gourmet”, “Mrizi i Zanave” në Fishtë ka nisur një projekt të ngjashëm, të quajtur “Adopto kopshtin/ bahçen e një të moshuari”.
Ideja e tij konsiston në ofrimin e ndihmës së qëndrueshme ndaj të moshuarëve, asaj përtej qeskave me ushqime; por duke mbjellë ushqime në mënyrë që të kenë sadopak perime të freskëta për gjithë verën pranë shtëpisë së tyre. Altini, sëbashku me stafin e tij do të punojnë
vullnetarisht disa kopshte të moshuarish. Nëse njihni të moshuar që kanë nevojë dhe ndodhen përreth fshatrave si Fishtë, Troshan, Nenshat, Krajen, dhe Baqel të kontaktojë tek Mrizi i Zanave. “Do ishte mirë që të tjerë në çdo cep të Shqipërisë rurale t’i bashkohen nismës duke i ndihmuar të moshuarit” – përfundon Z.Prenga.

Sigurisht, duke ruajtur distancat sociale, nuk mund të ishim më shumë dakort me ju, zotëri!                                                           “The land keeps on giving”.

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts