Receta: “Smoothie bowl” me mjedër

“Smoothie bowls” (Shqip: Tasat me smoothie”) janë mjaft të shijshme dhe të përhapura në gjithë botën por duke qënë se ato duken edhe estetikisht tërheqëse, të shumtë janë ata që gabimisht mendojnë se përgatitja e tyre kërkon kohë. Më poshtë kam kënaqësinë t’ju sjell recetën time të preferuar të smoothie bowls.

Përbërësit:
Një tas i vogël kos (200g)
1-2 lugë gjelle tërshërë
1 lugë caji mjaltë
1 lugë caji fara chia
1 lugë caji arrë kokosi e thërmuar
Një grusht mjedra

Përgatitja:
Bashkojmë kosin, tërshërën, mjaltin, farat chia dhe i lemë te zbuten për rreth 10-15 min. Para se ti konsumojmë, i shtojmë mjedrat dhe arrën e kokosit dhe kaq ishte! Sapo keni përgatitur mëngjesin më të thjeshtë që mund të mendonit!

Nga Marli Topciu.

Instagram: wine_dine.al

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts