Riviera Shqiptare – 5 Eksperienca Ushqimore per t’u provuar!

Riviera Shqiptare. Një nga sekretet e ruajtura mirë të Europës, vetëm nëse jeni Italian dhe keni shijuar për vite më rradhë ujërat e kaltër dhe ushqimet e lira të detit.

Për të tjerët, Shqipëria është thuajse e panjohur. Ndoshta sepse aeroporti ndërkombëtar i Shqipërisë është 290 km larg Tiranës. Prej aty, duhen  5orë udhëtim për të arritur në Sarandë, kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare, por shumë zgjedhin tragetin afër Korfuzit. Po flitet gjithashtu për ndërimin e një aeroporti të ri në Sarandë, sepse është e humbje e madhe nëse këto vende do të vazhdojnë të mbeten të pazbuluara.

Përfytyroni një vijë bregdetare po aq fantastike sa ai që ofron Italia, por pa çmimet e saj. “Bregu”, fjala shqip për këtë shtrirje të Shqipërisë jugore, fillon në lartësinë 1000 metra të Llogara Pass dhe ndjek një vijë nëpër fshatrat dhe qytetet bregdetare dhe përfundon në Butrint, Vend i Trashëgimisë Botërore të Unesco.

Pothuajse 30 vjet kanë kaluar që kur Shqipëria hapi kufijtë e saj për vizitorët në vitin 1992, pas dekadave të sundimit komunist. Në nxitimin për të përfituar nga rajoni i saj bregdetar, shumica dërrmuese e plazheve u privatizuan, dhe zakonisht ju do të paguani restorantin në afërsi të plazhit rreth 700 lekë për përdorimin e një shezlloni dielli dhe çadrën gjatë ditës. Dikur mundësitë tuaja të akomodimit ishin të kufizuara në një kasolle plazhi apo në shtëpinë e dikujt, sot hotelet e pavarura, Airbnbs dhe shtëpitë e pushimeve rreshtohen përgjatë bregut.

Vizitorët vijnë këtu për të gjetur kështjella të lashta, manastire në shkëmbinj dhe plazhe me rërë. Ka ende kanione bregdetare, fshatra mesdhetare dhe ullishte.

Një tjetër gjë për ata që duan ta njohin, është ushqimi. I lirë, i freskët dhe i prodhuar në vend, kuzhina këtu është e thjeshtë dhe pasqyron si vendndodhjen e Mesdheut ashtu dhe vitet e ashpra të komunizmit. Ju nuk do të gjeni përbërës të zbukuruar ose teknikat e gatimit të kuzhinës haute. Pizza është e bollshme, falë fluksit të turistëve italianë, dhe ata bëjnë gjiro, xaxiq dhe sallatë greke kudo. Shefat përdorin vajin e ullirit ashtu francezët përdorin gjalpin, dhe çdo vakt vjen me një shportë buke për ta lyer gjithë pjatën. Mos kini frikë nga karbohidratet e marra: do t’ju duhen për të gjithë rakiun që do të pini. Këto janë pesë përvoja thelbësore ushqimore në Rivierën Shqiptare.

Alkol për mëngjes

Shqipëria është e njohur për mikpritjen e saj, në sajë të konceptit kulturor të besës (i përkthyer lirshëm si “besim”). Në mëngjesin tonë të parë, mysafirët tanë në Apartamente Joniane të Luksusit të Ksamilit na ftojnë të bashkohen me ta për mëngjes në ballkon. Ndër trekëndëshat e artë të byrekut me spinaq dhe gotave me dhallë, ulen dy gota të mbushura me një lëng të tejdukshëm dhe një çopë akull. Kjo, është pija e famshme shqiptare: rakia. E bërë nga vjehrra e mikpritësit tonë, pijet me bazë rrushi kanë një aromë të veçantë glikanxo, e mjaftueshme për një kujtesë që nuk më nevojitet më kafja ime.

Vizito një kantinë

Shqipëria është një nga vendet më të vjetra të prodhimit të verës në Europë, edhe pse vitet e komunizmit e bënë industrinë e saj të verës të përkeqësohet nën kolektivizimin e detyruar. Sot, vera shqiptare po përjeton një rilindje, me një brez të ri të verërave që ringjallin rrushin e trashëgimisë.

Ndërsa zona që rrethon Rivierën nuk është e njohur për verën e saj, ne dalluam Kantinën e Verës Isak në rrugën tonë prapa nga Syri i Kaltër. E vendosur në Vrion, Sarandë, ky vresht i vogël ofron turne dhe degustim – por edhe nëse vjen pa lajmëruar, ata janë më se të lumtur të hapin shishe dhe të oforjnë bujarisht disa mostra. Ne u larguam me dy shishe të kuqe, dy shishe të bardha, një konjak dhe një raki të vogël për vetëm 15£.

Shko në një tur për midhjet

Në kulmin e saj, Butrinti prodhoi 5.000 ton midhje në vit, por kjo u zhvilluar më shumë në vitet 1990 për shkak të përhapjes të kolerës dhe ndalimit të BE-së në eksportin e midhjeve.

Është viti i katërt që po praktikohet, dhe Turi i midhjeve në Liqenin e Butrintit nisi një mënyrë për t’ju treguar fermerëve lokalë se ata mund të përfitonin nga sipërmarrja e tyre duke e marketuar si një produkt turisitk. Laguna e Butrintit është burimi kryesor i midhjeve në Shqipëri, dhe midhjet që mbajnë stampën e Butrintit kanë qenë një eksport i çmuar.

Ky turne dy orë e gjysmë fillon me udhëzuesin tonë duke na çuar në një anije të punuar me dorë në shtretërit e midhjeve në mes të liqenit. Veshëm doreza të trasha, mbledhomë dhe pastruam litarin tonë të midhjeve përpara se të shkonim në një plazh të izoluar për drekë. Aty, ne shijojuam një drekë me peshk të skuqur, bukë të bërë vetë, një kanë me verë të bardhë të ftohtë dhe midhjet tona të freskëta. Sezoni i midhjes është vetëm gjatë verës, dhe në sezonin e pushimit ka një turne po aq të mirë me pemët lokale të mandarinës.

Gjithmonë porosit pjatën me prodhime deti

Nga restorantet e vogla në bregdet te restorante më luksoze, skena e pjatave më të mira të Rivierës fokusohet në prodhimet e detit të cilat kanë çmime më të arsyeshme nga sa do të mendonit. Në një restorant, ne madje zgjedhëm peshkun tonë për drekë. Sa për freskinë, fermat e midhjeve dhe peshkimin në liqenin e Butrintit janë një makinë pesë minuta larg nga Ksamili.

Ndërsa Shtëpia e Midhjeve ka të gjitha avantazhet estetike të vendosjes në Liqenin e Butrintit, është ushqimi deti në Ishullin e Katërt në rrugën kryesore në Ksamil që del jashtë. Shërbyer me patate të kripura dhe sallatë, oktapodi i saj është pjekur aq sa duhet për të lënë një “mpiksje” në gojë. Është e vështirë për të refuzuar këtë ushqim deti të freskët. Në Guvat, pjatat me ushqime deti janë mjaft të mëdha për dy njerëz të uritur dhe gjithashtu përfshijnë copa kallamari dhe karkaleca të shijshëm të pjekur në skarë.

Nuk ka recetë të fshehtë që e bën ushqimin e detit këtu kaq të paharrueshëm. Është kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni mbi një flakë të hapur. Por riviera shqiptare i di nja dy truke për të pasur të gjithë përbërësit e duhur.

 

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.