“Natën e mirë, natën e mirë! Ndarja është një pikëllim kaq i ëmbël, saqë do të them natën e mirë deri sa të vijë e nesërmja. “ – Juliet tek ‘Romeo & Juliet’ nga William Shakespeare.
Shfaqjet teatrale të Londrës janë thjesht magjike! Kushdo që i ka provuar e di mirë për cfarë bëhet fjale por tani, keto performanca janë berë të aksesueshme për të gjithë – online dhe falas. ‘Shakespeare’s Globe’ është një teatër, qendër edukimi dhe monument kulture me famë botërore në Londër, Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa dyert e tij qëndrojnë të mbyllura, teatri ka kaluar online dhe po xhiron disa nga produksionet më ikonike të Shekspir në platformën Youtube Premieres ose Globe Player.
Për momentin, “Romeo & Juliet” – produksion i teatrit në vitin 2009 – është duke u xhiruar online deri në daten 3 Maj. Lista e plotë e shfaqjeve të ardhshme vijon si më poshtë:
Romeo & Juliet (2009)
20 Prill 2020 – 3 Maj 2020
A Midsummer Night’s Dream (2013)
4 Prill 2020 – 17 Maj 2020
The Winter’s Tale (2018)
18 Prill 2020– 31 Maj 2020
The Two Noble Kinsmen (2018)
1 Maj 2020 – 14 Qershor 2020
The Merry Wives of Windsor (2019)
15 Prill 2020 – 28 Qershor 2020