Shtëpia Studio Kadare ka hapur nje thirrje për pjesëmarrje, si më poshtë:
“Ndani me ne përvojat tuaja të pandemisë pasi dëshirojmë të mbledhim rrëfime nga qytetarë të ndryshëm për të krjiuar një portret të Shqipërisë në kohë të COVID-19. Si po e rishkruan pandemia jetën tuaj, rolet gjinore, ekonominë familjare dhe të ardhmen e komunitetit tuaj? Si është rutina juaj? Ku gjeni lehtësim? Çfarë keni zbuluar në vete?
Dërgoni mendimet, trillimet, përkthimet, fotografitë, punimet tuaja grafike për të ndërtuar sëbashku një antologji që do na kujtojë përherë se ka qenë pikërisht përmasa jonë krijuese ajo që na ka lehtësuar ditët e izolimit. Në fund ju premtojmë një botim antologjik të vogël për të mos e harruar kurrë këtë periudhë unike e cila mund t’ju ndihmojë të hyni në unison me unin kreativ.
Kjo thirrje është e hapur për të gjithë me përvojë e pa përvojë. Kushdo dëshiron të mbetet anonim do mbetet i tillë. Mos hezitoni pasi sa më shumë të jemi aq më përfaqësues do mbetet për të ardhmen ky botim.”
Dërgoni krijimet tuaja tek: [email protected]