Shfaqja “Princi dhe i varfri”

Shfaqja “Princi dhe i varfri”: Ne datat 9, 16, 23 Shkurt dhe ne datat 3, 10, 17, 24 Mars, ora 10:30 – 11:15 tek Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Permbajtja:

Historia mbresëlënëse e autorit Marc Twain me të cilën janë rritur shumë breza.
Tom Kenti, një djalosh endacak por me një vullnet të hekurt dhe Eduard Tudor, princi i Uellsit do të takohen rastësisht një ditë, për ti dhuruar njëri- tjetrit miqësi dhe një aventurë të bukur. Kur Tomi i tregon Eduardit për jetën e tij të varfër por plot aventura, princi do të ndjejë nevojën për të qënë i lire dhe i propozon Tomit të ndërrojnë rrobat e tyra për disa minuta. Nga ana tjetër, Tomi që është rritur me rroba të vjetra, të falura apo të gjetura në rrugë pranon menjëherë.
Por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë… Djemtë ngjanin aq shumë me njëri tjetrin sa askush nuk e vuri re se ishin ndërruar dhe fillon një ngatërresë e madhe.
Eduardin e përzenë jashtë pallatit mbretëror veshur me rrobat e Tomit, ndërsa Tomi mbetet në pallat. Kështu djemtë do përballen me të papritura.

Info dhe Rezervime: Kontaktoni ne faqen e Facebook ose ne 069 571 7746.

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.