Sot: Teatri Metropol sjell teatrin në shtëpitë tuaja!

Arti është bëre më i aksësueshëm se kurre për shkak të izolimit në mbarë botën dhe ne patjetër që duhet të përfitojmë nga kjo! Sot për të parën herë, në bashkëpunim me RTSH Radio Televizioni Shqiptar prej orës 19:00 në kanalin e Teatrit Metropol në Youtube do të mund të ndiqni shfaqje të përzgjedhura nga arkiva e institucionit online dhe falas! Çdo fundjavë do të keni mundësi të ndiqni online disa shfaqje të përzgjedhura, falas në kanalin e teatrit Metropol në Youtube. Zër vend dhe relaksohu sot, ora 19:00 për të parë shaqjen! Është koha për teatër, por këtë herë nga rehatia e shtëpisë tënde!Rrugëtimi online i teatrit nis me shfaqjen “RRAJËT LËVIZIN” nga ERNEST KOLIQI me regji të Rozi Kostani.

Përmbajtje

Rrajët lëvizin… lëvizin në kujtesën tonë për të mbetur të paprekura nga fashitja e egër kohore. Kështu Ernest Koliqi profetizon dëshirën e tij më të zjarrtë… dhuratën për të parë me sytë e tij atë çka ka qenë.
Duket si rutina e një tjetër dite, ku Roza dhe Pashko, një çift i cili banon prej disa kohësh me qira në shtëpine e Sinadinëve, ndërtesë kjo e marrë në kujdestari prej Andreas dhe Ganxhës. Jeta e palumtur bashkshortore për shkak të botëve të ndryshme na pasqyrohet nëpërmjet dialogut të Rozës me të motren Lina! Pavarësisht natyrës së paqtë të Linës, një vajzë fetare dhe solare, Roza vetproçedon në ankesa kundrejt të shoqit sapo përmendet emri i tij. Por pavarësisht mardhënieve interesante nëpërmjet personazheve, Koliqi e ka ruajtur këtë ditë për diçka më të madhe. Rikthimin e rrajve të vjetra. Iza, personazhi i përshkruar si hyjnore, e paprekshme, e pa arritshme nga vetë personazhet femra, akoma pa hyre në skene krijon lekundje tek karakteret e tjera.
Ajo është e bija e pronarit të shtëpisë, poetit të debuar padrejtësisht prej vendit të tij.
E kështu drama biografike na shpërfaqet në tri dimensione kohore. Iza me sytë e të atit na rikthen panoramën e dikurshme të shtëpisë duke ftuar të bëhen pjesë edhe banorët e tjerë të saj. Pashko gjen vetveten… një njeri që mund të shoh e beri pjesë të nje bote tjeter, atë bot që ai e kish’ mbulur me një perde që sot ra aq leht nën tingullin e poezive që Iza solli nga e shkuara!

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u bërë “Subscribe” në kanalin e Teatrit Metropol në Youtube dhe ji i pari që lajmërohet mbi shfaqjet e reja.

https://ëëë.youtube.com/channel/UCHzRxQOY9rj34hnËfg_vI3A/

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts