“Streha Mes Reve”

Filmi shqiptar “Streha Mes Reve” vjen në Kinema Agimi duke filluar nga data 13.12.2018!

Permbajtja:

Besniku është një bari i vetmuar dhe musulman i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike, dhe i një babai ish komunist. Atje lart, katolikët dhe musulmanët jetojnë në paqe mes tyre, madje edhe pas zbulmit të Besnikut që xhamia e vjetër e fshatit ka qënë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të kaluarën e largët.Vdekja e babait ish komunist sjell ndryshime të mëdha që vënë në rrezik ekuilibrin në familjen me besime të ndryshme fetare të Besnikut, ndaj ai detyrohet të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.

Dy fe, një tempull! Një ngjarje e pazakontë: uniteti mes myslimanëve dhe katolikëve të cilët ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët.

Info & rezervime: http://www.imperialcinemas.al

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.