”The Guardian” sjell fotot më të bukura nga bota: Flamingot duke fluturuar mbi lagunën e Nartës kryesojnë listën

Media e famshme britanike “The Guardian” ka sjell fotot më të bukura të të gjithë botës në një ditë të vetme dhe në foton kryesore të shkrimit media ka zgjedhur një foto perlë të flamingove rozë duke fluturuar mbi lagunën e Nartës në Vlorë.

“Bird watching” ose “vëzhgimi i shpendëve” është një sport i hershëm në botë. Edhe pse në Shqipëri ka marrë vëmendje vetëm vitet e fundit, ai është një sport mjaft premtues por pak veta e dinë se tashmë ai është kthyer në risinë e turizmit shqiptar duke terhequr gjithmonë e më shumë turistë vendas e vecanërisht të huaj. Jashtë kufijve të vëndit tonë, kundrimi i zogjve konsiderohet si një nga kënaqësite më të mëdha që të fal natyra. Të shikosh rrahjet e krahëve gjysmë metroshe të pelikanëve apo të dëgjosh tingujt e fluturuesve që të sjellin më pranë natyrës, nuk është një kënaqësi e përditshme. Ky aktivitet mund të zhvillohet me sy të lirë ose me anë të dylbive e mjeteve të ngjashme.

Ne vitin 2018, për shkak të eventit “Euro Bird Watch”, anëtarë dhe vullentarë te AOS (Albanian Ornithological Society), ekspertë dhe studiues vendas e të huaj, studentë dhe punonjës të zonave të mbrojtura gjatë një fundjave vëzhguan: 14. 571 shpendë migrues; 101 specie të ndryshme; 3493 Bajza; 3010 Flamingo; 923 Sqepbiza dhe qindra e qindra shpend të tjerë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Pejsazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, lagunën e Orikumit dhe gadishullin e Karaburunit – të gjitha këto zona në Shqipëri janë shpallur të përshtatshme për vëzhgimin e shpendëve por pozicion të vecantë mban Lugina e Karavastasë.

Photo credit: Gent Shkullaku as featured in The Guardian

Karavastaja është një nga tri zonat e përcaktuara si zonë ‘ramsar’ – me rëndësi ndërkombëtare në këtë fushë në Shqipëri. Kjo zonë njihet për faunen e mrekullueshme sepse është strehë për një numër të madh të shpendëve dhe specieve me interes të madh të ruajtjes, si pershembull ‘pelikani dalmat’ (pelecanus crispus). Me një mjedis mbresëlënës, Karavasta mirëpret vizitorët gjatë te gjitha stinëve por veçanërisht në dimër, kur mund të kundrohen shpendët ujore dimërore dhe bota e pasur bimore.Laguna ndodhet në afërsi të Lushnjës dhe është laguna më e madhe në Shqipëri. Aty strehohen gjatë gjithë vitit mbi 245 specie shpendësh. Për vizitoret është vecanerisht mbresëlënës vrojtimi i ‘mbretit’ të lagunës, “pelikanit kaçurrel”. Kolonia e ‘pelikanit kaçurrel’ ne lagunë përbëhet nga rreth 60 çifte shpendesh dhe përfaqëson 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore – e cila duhet theksuar se është një specie në zhdukje. Per te mos u humbur është edhe vrojtimi i më tepër se 200 llojeve të tjera të shpendëve të cilët dhurojnë një panoramë të rrallë dhe mund të vëzhgohen në këtë zonë, si pershembull: shpendët shtegtare,  rosat dimëruese, baltakët e vegjël, rosat e egra, flamingot,  karabullaket e vegjël, rosat kokëbardha, shqiponjat me njolla, fajkoin e hirtë, lejlekët, laureshat, shqiponjat e detit, çafkat e madha te bardha, pulëbardhat, karabullakët, zhytësat, etj.

Photo credit: AOS

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts