Tre breza artistësh që ruajnë me fanatizëm një koleksion të jashtëzakonshëm veprash në pikturë dhe vizatime

Më poshtë, ju sjellim disa fotografi te shkeputura nga vizita e ministres se Kultures, Elva Margariti, tek studio e piktoreve Buza. Ja cfare shkruan ajo:

“Në vitet ’30 ai nisi të pikturojë portrete me ngjyrat e luleve” – kështu tregon Kujtimi për të atin, Abdurrahim Buzën, gjakovarin që zgjodhi Tiranën, për të jetuar e punuar. Ishim sot në studion e piktorëve Buza: Abdurrahimit, Kujtimit e Sokolit. Tre breza artistësh, që ruajnë me fanatizëm një koleksion të jashtëzakonshëm veprash në pikturë por edhe mijëra vizatime. Një pasuri që duhet inventarizuar, për të kaluar më pas në mundësinë e muzealizimit të studios dhe hapjes së saj për publikun. Tirana ka nevojë për të tilla pika referimi.”

Abdurrahimi ndoqi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino dhe në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, pranë artistit Galeleo Kinit. Në 1933 ai u kthye në Tirane duke u shnderruar në një ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog vizatimi dhe më pas si nëndrejtor.

Disa prej veprave të njohura janë:

  • Dasma kosovare
  • Pogradeci
  • Lagjja ime
  • Nusja kosovare (1950),
  • Një pjate rrush (1957),
  • Autoportret (1960),
  • Lojërat popullore
  • Azem Galica dhe luftëtarët
  • Refugjatët,etj.

Prej veprave të tij sot ruhen 500 tablo te realizuara në vaj dhe 10,000 vizatime. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në ”Muzeun Buza” në Tiranë. Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat Mësues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. Ai ndërroi jetë në Tiranë më 1987.

Photo credit: @elvamargariti

Nuk ka te dhena

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts