Ture virtuale në muzeumet dhe galeritë më të famshme të artit botëror

Një shprehje thotë se: “Arti bën që të gjejmë dhe të humbasim veten në të njëjtën kohë”. Në mes të rrëmujës ku bota ndodhet sot, keto fjalë rrezatojnë më shumë se kurrë.

Ndërsa muzeumet e famshme botërore qëndrojnë të mbyllura pa një afat të caktuar për shkak të përhapjes së koronavirusit, ju mund të provoni një eksperiencë ndryshe qetësimi dhe argëtimi: vizitat virtuale të artit botëror. Falë Google Arts and Culture, kushdo mund të vizitoje virtualisht nga ekrani i kompjuterit “Muzeun e Luvrit” në Paris, “Muzeun e Artit Modern” (MOMA) në Nju Jork, “Muzeun e Shkencave Natyrore” në Londër, “Tate Britain” në Londër, “Muzeun Van Gogh” në Amsterdam, “Muzeun Frida Kahlo” në Meksikë, e mjaft të tjera.  Zgjedhjet janë të shumëllojshme sepse platforma kulturore online e Google ofron falas ture dixhitale të më shumë se 2,500 muzeumeve dhe galerive në mbarë botën.

Koleksionet variojnë për cdo muzeum por pjesa më e madhe perfshin ekspozita dixhitale – per shembull, ju mund të shihni vepren e Van Gogh “The Starry Night” tek Muzeu i Artit Modern (MoMA) në Nju Jork – dhe gjithashtu pamje ‘street view’ të tij që të lejojnë të eksplorosh pjesën e brëndshme të ndërtesave.

Aksesoni linkun e mëposhtëm për të zgjedhur cilin muze do të vizitoni sot:

https://artsandculture.google.com/partner

 

Nuk ka te dhena

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues, komenti nuk do të publikohet nga moderatori.

Featured

Recent Posts